Categories: MAQEDONI

LSDM: Mickoski po mbron krimin e VMRO-DPMNE-së

Rasti i fundit “feniks” e vërtetoi krimin e VMRO-DPMNE-së dhe tregoi se Mickoski po e mbron atë krim përmes Shkupit 2014, në vend që të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata që do të dëshmohet se kanë shkelur ligjin, akuzojnë nga LSDM.

“Pastruesi më i madh i parave i VMRO-DPMNE-së është Shkupi 2014, është një krim ultra i përmasave të papara. Por Shkupi 2014 është vetëm një pjesë e krimit të kësaj partie.

Vendimet e shumta gjyqësore me burgim afatgjatë, qindra të dënuar aktualë dhe ish-funksionar të OBRM-PDUKM-së, përfshirë edhe për bashkim kriminal, janë pjesë e krimit të konfirmuar nga gjykatat kompetente.

Edhe Pallati i Bardhë, selia e VMRO-DPMNE-së, u fitua përmes krimit, në kurrizin e qytetarëve.

Për çfarë e akuzuan Mickoskin të dyshuarit, ish-zyrtarë të lartë të DPMNE-së, pra ai i mbron? Pse nuk kërkoi llogari nga të gjithë dhe zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve të mundshme?”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago