Pas përfundimit me sukses të procesit zgjedhorë brendapartiak, dega e BDI-së në Çair ka organizuar koktej në të cilin ka marrë pjesë edhe kreu i partisë, Ali Ahmeti.
Përpos Ahmetit në këtë manifestim të degës së bashku me aktivistët kanë qenë edhe Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe një pjesë tjetër e ministrave të BDI-së.
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale pas këtij organizimi ka shkruar se Çairi ka qenë, është dhe do të jetë vatër besnike e vizionit përparimtar të Ali Ahmetit.
Sipas Grubit, ështëk të dëshmosh mbi gatishmërinë e paluhatur të çdo këshilli vendor në Çair për të vazhduar rrugëtimin e arritjeve dhe kontributin për të mirën e përgjithshme.
Në fund, zëvendëskryeministri ka uruar punë të mbarë dhe suksese udhëheqësisë së re me në krye, Bekim Nezirin.
“Çairi ka qenë, është dhe do të jetë vatër besnike e vizionit përparimtar të Ali Ahmetit. Kënaqësi të dëshmosh mbi gatishmërinë e paluhatur të çdo këshilli vendor në Çair për të vazhduar rrugëtimin e arritjeve dhe kontributin për të mirën e përgjithshme. Punë të mbarë udhëheqësisë së re të degës në krye me Bekim Nezirin”, ka shkruar Grubi.https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/822496842573169?ref=embed_post
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…