Përfundimi me sukses i zgjedhjes së kryetarit të degës, anëtarëve të saj ka sjellë festë në BDI-në e Çairt, me çrast kjo degë sonte ka organizuar koktej festiv në të cilin morri pjesë vet kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, njofton indeks.mk.
Me të përfunduar koktej, Ahmeti nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar aktivistët për pjesmarrjen masovike siç ai e ka vlerësuar të anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në degën e Çairit.
“Bashkë kemi kaluar dy dekada veprimtari të suksesshme me misione jetike të përmbushura për barazi dhe jetë më cilësore, bashkë më gëzon fakti që jemi të gatshëm të vazhdojmë të shkruajmë kapitujt e rinj të ardhmërisë europiane. Përbërjes së re të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair në krye me kryetarin e saj, Bekim Neziri, i urova suksese në misionin për të qenë në shërbim efikas ndaj qytetarëve të Çairit”, ka shkruar Ahmeti.https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/813272900166834?ref=embed_post