Tashmë është e zakonshme që këngëtarët të lëndohen nga objekte të ndryshme që u hidhen nga fansat në skenë. Kjo është arsyeja pse Adele vendosi të paralajmërojë në mënyrë humoristike fansat, në koncertin e saj.
“Mos guxoni të hidhni ndonjë gjë drejt meje!”, kështu tha këngëtarja.
Artistja britanike ishte duke kënduar në Las Vegas kur ndërpreu shfaqjen e saj për të informuar fansat.
Mes seriozitetit dhe humorit, ajo tha: “Ju sfidoj të më hidhni diçka në skenë. Nëse e bëni do t’ju vras!”, tha ajo ndërsa i drejtonte një pistoletë lodër, turmës.
“Mos u hidhni gjëra artistëve!”, vazhdoi ajo.
Ndërhyrja e Adelës erdhi disa ditë pasi Bebe Rexha u plagos kur një person i panjohur i hodhi një telefon, duke e lënduar në sy dhe vetull. Disa ditë më vonë, edhe Ava Max u godit me një send nga një fans. Ndërsa Pink, mori një “dhuratë” të çuditshme në skenë, e cila e bëri të ndihet në siklet. Një fanse hodhi hirin e nënës së saj të futur në një qese dhe ylli i muzikës Pop, nuk dinte çfarë të bënte në ato çaste.— Pop Crave (@PopCrave)
July 4, 2023