Categories: RAJON

Pacolli: Duhet dëgjuar këshillat e Clintonit për ta ndalur çmendurinë politike

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se duhet dëgjuar këshillat e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, për të ndaluar çmendurinë politike në Kosovë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka shprehur mirënjohjen presidentit Clinton dhe popullit shqiptar në Shqipëri për mbështetjen e palëkundur gjatë kohëve më sfiduese të Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Shqipëria dhe kryeministri Rama po vazhdojnë traditën e respektit të miqve dhe përkrahësve të shqiptarëve, traditë të cilën këtu në Kosovë, si duket dikush ka filluar të ngatërrohet për shkak të mjegullës së jo-racionalitetit që ka kapluar Kosovën”, ka shkruar Rama.

“Për Kosovën, e cila u ndërtua si shtet i lirë, demokratik dhe i pavarur nga lëvizja paqësore dhe ushtarake e Kosovës dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me aleatët amerikanë dhe evropianë, të cilët nën udhëheqjen e Presidentit Clinton dolën në mbështetje të popullit të Kosovës në momentet më të vështira të historisë sonë. Sot duhet dëgjuar këshillat e miqve si presidenti Clinton për të ndalur çmendurinë politike dhe për t’u kthyer në rrugën e koordinimit dhe bashkëpunimit me aleatët tanë”, ka shtuar ai.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago