Categories: SHOWBIZ

Bebe Rexha përfundon turneun e koncerteve në ShBA, bëhet gati për Evropë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka qenë prej muajsh me turne në Amerikën e Veriut.

Ajo ka qenë e zënë duke performuar në shtete të ndryshme në ShBA, në atë që e ka quajtur “Best F*n Night Of My Life”.

Interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” ndau së fundmi me ndjekësit e saj disa fotografi nga turneu i saj i fundit.Fotografitë përfshinin momente nga performancat e saj spektakolare si dhe një shkrim në hyrje të “The Wiltern” ku edhe mbajti koncertin e fundit në Los Angeles, ku ishte shkruar një thënie e saj.

“Faleminderit Los Angeles që na ndihmove të përfundojmë turneun në ShBA të ‘Best F*n Night Of My Life’. Evropë ti je në radhë! Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të falënderuar të gjithë ata që kanë bërë kaq shumë punë në këtë turne. Ja ku po vijmë”, shkroi Rexha në Instagram.Nga fundi i muajit korrik, artistja shqiptare do të nisë turneun e saj në Evropë, ku destinacionet e saj të para janë Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Holanda.

Turneu “Best F*n Night Of My Life” bëri shumë bujë në media, kjo edhe për shkak të rastis famëkeq ku ajo u sulmua me një telefon në fytyrë nga një fans, gjatë koncertit të saj në New York. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago