Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, kanë nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit me Osmanin, ata do të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast do të ketë edhe konferencë për media, raporton Klan Kosova.
Kujtojmë të hënën, Rutte dhe Bettel qëndruan në Beograd, ku janë pritur në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit, Vuçiqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ndër të tjera kanë biseduar edhe për tensionet në veri të Kosovës.