Categories: MAQEDONI

Shaqiri: Shkollat në Çair i rikonstruon MASH, së bashku me ta edhe 44 shkolla të tjera

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në një prononcim për indeks.mk ka njoftuar se në vendin tonë për momentin është duke u punuar në rikonstruimin e 44 objekteve shkollore.

Shaqiri gjithashtu njoftoi se 20 shkolla po rikonstuohen me mjetet vetanake të ministrisë.

Duke folur për shkollat në Komunën e Çairit, Shaqiri tha se për këto projekte që janë duke u realizuar Komuna e Çairit ka dorëzuar vetëm aplikimin dhe asgjë tjetër, njofton indeks.mk.

Shtoi se rikonstruimi i shkollës fillore, Vasill Gllavinov kap vlerën e 28 milionë denarëve, të siguruara nga mjetet buxhetore të MASH.

Paralajmëroi edhe investime të rëndësishme në shkollën “Liria” po edhe në dy shkolla tjera të Komunës së Çairit.

Sipas Shaqirit, për rikonstruimin e shkollave, mjete duhet të ndajnë edhe komunat, sepse siç nënvizoi, me decentralizim, arsimi është në bashkëmenaxhim.

Ministri Jeton Shaqiri tha se janë siguruar mjetet edhe për gjimnazin e Kumanovës, “Sami Frashëri” dhe për këtë pritet vetëm projekti që duhet dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga ana e Komunës së Kumanovës, njofton indeks.mk

Foli edhe për rikonstruimin e shkollës “Vllezërit Milladinov” në qytetin e Strugës.

Shaqiri tha se pas Bllacës, pritet edhe përfundimi i shkollës fillore në Vizbeg dhe zgjidhja e një problemi afatgjatë. Shtoi se projekti i Vizbegut ka pasur edhe mbështetjen e zëvendëskryeministritt të parë, Artan Grubi.

Njoftoi se me ndryshimin e programit në Qeveri do të zgjidhet edhe problemi me shkollën në fshatin Sellcë të Tetovës.

Në fund, Shaqiri dha edhe lajme të mira për shkollat fillore në Jabollçishtë të Poshtme dhe të Epërme, po edhe për shkollat tjera në Komunën e Çashkës dhe Velesit. /indeks.mk/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago