Categories: SPORT

Liverpoolit mund t’i ikë Thuram nga dora, Newcastle United përgatitë ofertë të madhe për francezin

Khephren Thuram pritet të largohet këtë vit nga Nice për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Mesfushori i talentuar francez ka shkëlqyer në Ligue 1 duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Liverpooli po shihet si favoriti kryesor për të nënshkruar me Thuram, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Newcastle United duke shprehur gatishmërinë për ta paguar çmimin e tij.Lajmet e fundit nga Anglia dhe Franca kanë raportuar se Newcastle United është gati të ofrojë 70 milionë eurot e kërkuar nga Nice për të nënshkruar me Thuram.

22-vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë për të luajtur në Ligën Premier dhe shpreson që Nice të pranojë njërën nga ofertat e Liverpool ose Newcastle United.Thuram këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare me Nicen, ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Interesim për mesfushorin defensivë francez kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si PSG, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago