Categories: SPORT

Inter Miami mbledh yjet e Barçes, një tjetër legjendë pritet t`i bashkohet

Presidenti i Inter Miamit, Jorge Mas ka paralajmëruar se do të bëjnë edhe disa transferime të mëdha, përveç Lionel Messit dhe Sergio Busquets.

Ai ka thënë se dy ose tre lojtarë të nivelit të lartë do të transferohen në klubin e MLS, ndërsa ka përmendur edhe Jordi Alban dhe Luis Suarezin.

“Dy ose tre lojtarë të tjerë do të vijnë. Ne folëm me Jordi Alban – ndërsa Luis Suarez ka një kontratë dhe një klauzolë lirimi (në Gremio). Nuk e di nëse kjo do të ndodhë apo jo”, ka thënë presidenti i Inter Miami , Jorge Mas. El Pais.

“Të gjitha njoftimet do të bëhen para datës 15 korrik”, shtoi ai.

Dyshja do të ishin përforcime madhështore dhe do të bënin shumë tifozë të Barçës në të gjithë botën të ndjehen nostalgjikë. Përveç kësaj, të gjithë do të menaxhoheshin nga Tata Martino , i cili është një ish-trajner i Blaugranas.

Megjithatë, për momentin ka dyshime për Luis Suarez. Thashethemet thonë se uruguaiani mendon të pensionohet për shkak të një lëndimi kronik.

Franshiza në pronësi të David Beckham ka nënshkruar zyrtarisht me Messin dhe Busquets. Duke filluar nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit, ne mund t’i shohim të dy përsëri në aksion.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago