Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti edhe zyrtarisht ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve brendapartiake të zhvilluara gjatë ditës së sotme në 14-të degë të kësaj partie, njofton indeks.mk.
Kreu i integristëve konferencën për media e nisi duke falënderuar komesarët e zgjedhjeve brenda partiake dhe aktivistët që sipas tij ishte numër i madhë që votuan.
Me parimin, “Një anëtarë, një votë”, sot u zhvilluan zgjedhje në degën, Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles.
Në procesin e sotëm anëtarët e BDI-së votuan për të zgjedhur, kryetarët e degëve, anëtarët e kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor.
Sipas integristëve, nga ky proces demokratik dhe i hapur, në të cilin votuan mbi 28 mijë anëtarë anëtarë të kësaj partie doli ky rezultat.
Për kryetar të degëve u zgjodhën:
Ai thotë se me këtrë veprim, anëtarëve të BDI-së u është shtuar e drejta.
1. Çair – Bekim Neziri
2. Butel – Muarem Asani
3. Kumanovë- Ridvan Asani
4. Jegunovcë – Eldin Ademi
5. Veles – Lokman Salia
6. Pllasnicë – Bajram Karamaleski
7. Manastir – Lutfi Ameti
8. Prespë- Arjan Mujdini
9. Petrovec – Naser Aliti
10. Krushevë – Abib Vexhiu
11. Shuto Orizare – Iljaz Leskovica
12. Dibër – Artim Spahiu
13. Likovë – Mirsad Ibrahimi
14. Kërçovë – Ardita Dani
Ahmeti paralamëroi edhe raundin e tretë, në disa degë.
Raundi i tretë sipas tij, do të mbahet në Saraj, Strugë, Haraçië, Mavorvë, Qendër Zhupë.