Categories: MAQEDONI

RMV destinacion turistik – për katër muaj mbi 500.000 vizitorë!

Të rinjtë zbulojnë vendet e bukura të vendit në rrjetin social tiktok

Dy vizitore nga Polonia, në rrjetin social TikTok kishin kërkuar video me vendet më të bukura për t`u vizituar.

E në destinacionet e sugjeruara është shfaqur një video me vendet më të bukura të Maqedonisë së Veriut, njofton KlanM.

Kjo ka bërë që të ndalojnë në Kanjonin e Matkës dhe të shijojnë bukurinë që ofron ky destinacion.

“Kemi shkuar më parë në Ohër, në Dubrovnik në Kroaci, në Podgoricë kështu që jemi në një udhëtim tani. Kontrollova në internet, në tiktok dhe është vërtet e bukur, ne jemi nga Polonia”, thotë një vizitor nga Polonia.

E përveç këtyre turistëve, vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti, sic njofton KlanM, vendin tonë e kanë vizituar 133,097 turistë të huaj dhe janë realizuar mbi 245,734 akomodime.

E nga Selaniku Lara sapo kishte ndaluar që t`i vizitojë vendet turistike që vendi ynë ofron.

“Ne sapo erdhëm dhe është ndalesa jonë e parë dhe nuk kemi parë shumë por deri tani duket shumë mirë, Ne ishim në Selanik dje dhe u kënaqem atje dhe shpresojmë të kënaqemi edhe këtu”, thotë vizitori nga Turqia.

E nga Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, sic njofton KlanM, bëjnë të ditur se në këtë katërmujor vizitorët e huaj kryesisht vijnë nga Portugalia, Rumania, Sllovenia, Turqia, Holanda dhe Serbia.

Ndryshe gjatë vitit 2022, vendin tonë e kanë vizituar mbi 537,436 turistë të huaj dhe janë realizuar mbi 1,144,763 bujtje të turistëve të huaj./KlanMacedonia

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago