Categories: SHOWBIZ

Noizy: Sa idiotë ka kjo tokë nuk e dija!

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka qenë krye-temë e mediave mëngjesin e së enjtes.

Kjo pasi për të dytën herë radhazi, lokali i tij u përfshi nga zjarri brenda një muaji – në atë që dyshohet të jetë një zjarrvënie e qëllimshme.

Vet reperi i hitit “Jena mbretër” bëri një reagim publik në rrjetet sociale, duke publikuar fotografinë e personit që dyshohet se ka djegur lokalin e tij, duke thënë se motivet e ngjarjes kanë qenë bindjet e tij fetare.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëlla i vogël”, shkroi ai.

Mirëpo vetëm pak minuta pasi e ka bërë këtë, Noizy është bërë pishman duke e larguar postimin dhe fotografinë e personit, gjersa ka reaguar me një tjetër shkrim, ku ka shprehur indinjatën e tij me ata që e keqkuptuan deklaratën e tij.

“Sa idiotë ka kjo tokë s’e dija, kur robi thotë është bërë ekstremist këta duan ta marrin se s’bën për keq. Mund të ishte edhe ekstremist katolik more idiota. Si ai që vrau 50 veta në Xhaminë e Zelandës së Re. Ekstremist me besime ekstreme o njerëz të trashë”, shkroi ai.

Përndryshe, është raportuar se personi në fjalë është arrestuar nga autoritetet për veprën e kryer.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago