Categories: MAQEDONI

Gjest parimor i Merkos, veproi ndryshe nga Berisha, nuk e involvon BDI-në në rastin e tij

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko, vendosi të ngrijë çdo aktivitet në organet e Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërkaq drejtësisë i është vënë në dispozicion.

Ai në sqarimin e tij përmes një postimi në facebook ka thënë: “Pas zhvillimit të fundit në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit Amerikan, nuk kam dashur të komunikoj në të mirë të proceseve për të cilat do të jem i hapur si çdo herë në përkrahje të drejtësisë dhe për secilin proces në organet e drejtësisë nga ana e institucionit të Komunës së Strugës dhe nga ana ime do të dorëzohet në kohë sa më të shpejt ashtu siç kam qënë transparent çdo herë për organet e drejtësisë dhe gjithë institucionet e tjera.Për këtë, në të mirë të procesit, vendosa që secilin aktivitet në strukturat partiake ta ngrij deri në mbylljen e proceseve të rëndësishme për të gjithë.”

Duhet thënë se ky është një gjest parimor që e bëri Ramiz Merko, duke e çliruar partinë nga barra e problemit të tij pas shpalljes në të ashtuquajturën listë të zezë amerikane.

Çka do të thotë kjo, mjafton të krahasohet rasti i tij, me veprimin e Sali Berishës pas vendimit të Lulzim Bashës për ta larguar nga grupi parlamentar.

Pas kësaj, Berisha jo vetëm që nuk deshi ta zhvillojë betejën për dinjitetin e tij personal vetëm, por e mori peng gjithë PD-në.

Efekti i kësaj pastaj dihet, sot Partia Demokratike e Shqipërisë ka dy krahë: një “parti të vulës”, por pa elektorat, dhe një PD të Sali Berishës, me më shumë elektorat, dhe pa emër.

Dhe ka edhe një pretendent për rikthim, Lulzim Bashën, por në cilën PD, kur dihet se ajo është në këtë gjendje që është.

Edhe Merkoja mund të ngulte këmbë si Berisha, por e bëri gjestin e duhur. Dhe për këtë duhet të përshëndetet. /indeks.mk

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago