Categories: MAQEDONI

Borrell: Ska pengesa për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Zhozep Borrell, vlerëson se nuk ka pengesa për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, përcjell KlanM mediat e Bullgarisë.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut po shënon progress të mirë dhe nga ana evropiane s`ka asgjë që do ta bllokonte aderimin e saj në BE, por gjatë këtij procesi do të respektohen parimet dhe standardet evropiane.

“Për këtë është e domosdoshme bashkëpunimi i mirë, kurse bashkëpunimi rajonal mbetet elementi thelbësor, njëjtë sikurse stabilizimi për t`u zbatuar procesi aderues. Por, çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë obligative dhe nuk do ta përcaktojnë procesin e aderimit” – tha Zhozep Borrell, shefi i diplomacisë së BE-së.

Këto komente, sic njofton KlanM, përfaqësuesi i lartë I BE-së, i bëri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të BE-së nëse deri në Nëntor, Maqedonia e Veriut nuk i fut Bullgarët në Kushtetutë.

Futja e Bullgarëve në Kushtetutë është kushti i vënë nga Sofja që të pajtohet me kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago