Categories: MAQEDONI

Anketë/ Çairasit flasin me një zë: Bekim Neziri njeriu i duhur për degën e Çairit (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur zgjedhje të brendshme, në të cilët nëpërmes modelit “një anëtar, një votë” do të zgjedhë disa kryetarë degësh.

Zgjedhje ka edhe në degën e Çairit. Për këtë degë janë paraqitur dy kandidatura, Bekim Neziri që është më favoriti, po dhe Rexhep Ademi, i cili gjithashtu ka shpallur zyrtarisht kandidaturën dhe do të kërkojë votën e anëtarëve për të udhëhequr me degën e BDI-së në Çair 4 vitet e ardhshme.

Qytetarët e Çairit të anketuar nga indeks.mk thonë se Neziri është njeriu i duhur për të udhëhequr degën duke pasur parasysh përvojën politike dhe veprimin në këtë parti që nga viti 2001, respektivisht nga themelimi i kësaj partie po edhe aftësitë e tij, të cilat sipas qytetarëve i tregoi në kohën kur ka udhëhequr me disa resorë në Qeveri, në periudha të ndryshme.

Ka që thonë se ai është dashur të jetë kandidati i vetëm dhe askush nuk është dashur të del kundër tij, megjithatë asnjëri nuk pati mendim negativ as për Ademin.

Për qytetarët është e rëndësishme që ai që do të vijë në këtë pozitë të angazhohet dhe të punojë për popullin që i ka besuar dhe do ta mbështesin në të ardhmen.

Ndryshe, Bekim Neziri ka një biografi të gjatë politike dhe para se të konkurrojë për pozitën e të parit të Çairit, në vitin 2015-të ka qenë kryetar i shtabit zgjedhor komunal, kurse në periudhën 2014-2016, për dy vite radhazi ka udhëhequr me Ministrinë e Ekonomisë.

Neziri gjithashtu ka qenë edhe shef i shtabit qëndror zgjedhor dhe disa herë ka udhëhequr edhe zgjedhjet në Çair. Ai në vitin 2020, gjithashtu ka qenë edhe kandidat për deputet nën logon e Bashkimit Demokratik për Integrim në zonën zgjedhore numër 3, rajonin e Velesit dhe Çashkës.https://www.youtube.com/watch?v=L7Un4RLpPoA

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago