Categories: MAQEDONI

Promovim i përmbledhjes së Daim Miftarit, “Shtëpia që vallëzon”

Mbrëmë në Qendrën Rinore Kulturore në Shkup, u promovua libri “Shtëpia që vallëzon”, përmbledhje poetike e parë përkthyer në gjuhën maqedonase e Daim Miftarit, në botim të shtëpisë botuese “Perun artis” nga Manastiri.

Promotorët e librit, poetët Sasho Ognenovski dhe Lindita Ahmeti, folën në superlativë për poezinë e këtij autori, si një zë origjinal në poezinë bashkëkohore shqipe në Maqedoni.

“Përplot dashuri dhe konfliktet, bota shumëzohet me shekullin jetësor të njeriut dhe në këtë rezultat, mund të dallojmë arsyen për ekzistencën e qenies njerëzore është thellë në rrjedhën e natyrshme të cilën pikërisht njeriu i prmbys dhe zhvendos për t’i gjetur ato çaste që do ta nxjerrin prej pas grilave të ‘mërzisë’ dhe ‘monotonisë’, tha moderatori dhe njëri nga promovuesit, poeti Sasho Ognenovski.

Sipas tij, poezia e Miftarit balanson midis rrymimeve të dashurisë dhe jetës dhe banalizimit të saj, por dhe i çlirimit të saj nga ‘mimikëria’, e cila, në anën tjetër, është derë e vogël drejt përjetësisë.

Sipas poetes Lindita Ahmeti, poezitë e Daim Miftarit ngërthejnë në vete gjëra të papërshkrueshme, të cilat e ngrenë poezinë në lartësitë e artistikes.

Në këto poezi, shpërfaqet ndjesia e veçantë e poetit që ta matë heshtjen midis fjalëve dhe imazheve.

Në një ambient të bukur para Qendrës Kulturore Rinore, u lexuan edhe disa poezi që shpërfaqin vlerat karakteristike të përmbledhjes “Shtëpia që vallëzon”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago