Gjermania vazhdon përgatitjet për Euro 2024, ndërsa sfidën e radhës miqësore do ta ketë kundër Polonisë në mbrëmjen e së premtes. Hera e fundit që dy ekipet u përballën ishte shtatë vite më parë në një sfidë të vlefshme për Euro 2016, që përfundoi në barazim pa gola.
Si vendi organizator i Europianit të radhës, kombëtarja gjermane është e kualifikuar, por do të luajë një sërë miqësoresh në përgatitje për turneun. Pancerat u eliminuan që në fazën e grupeve në kupën e botës Katar 2022. Ndeshja e fundit ndërkombëtare e Gjermanisë ishte kundër Ukrainës, që përfundoi në barazim 3-3.
Ekipi i drejtuar nga Flik, ka arritur vetëm 4 fitore në 14 sfidat e fundit në të gjitha turnetë, e vetëm në dy takime, nuk kanë pësuar gola. Ndërkohë Polonia e fitoi ndeshjen e fundit kundër Shqipërisë, në Varshavë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Në fushë trajneri Santos pritet të hedhë një ekip ku ndërthuren emrat e rinj me eksperiencën, ndërsa Polonia në 6 sfidat e fundit miqësore nuk ka humbur asnjëherë.
Klan News
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…