Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»SHOWBIZ»Moderatori i bëri kompliment, Zhaklin Lekatari largohet nga studio…
    SHOWBIZ

    Moderatori i bëri kompliment, Zhaklin Lekatari largohet nga studio…

    13/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Moderatori i bëri kompliment, Zhaklin Lekatari largohet nga studio

    Ish-opinionistja e BBVA, Zhaklin Lekatari është përfshirë në një debat me moderatorin e Klevin Muka, pasi ky i fundit i bëri kompliment duke e konsideruar si një grua “me karakter të fortë”.

    “Po të them që je e fortë”, iu drejtua moderatori i emisionit, Klevin Muka. Por Zhaklin Lektari nuk e ka pritur mirë këtë koment dhe është larguar nga studio.

    Pjesë nga diskutimi:

    Zhaklin Lekatari: Unë mund të mendoj çfarë të dua, por është mirë që unë brenda një enti rregullatore që nënkupton respektin ndaj tjetrit, do të zbatoj lirinë time të të shprehurit.

    Në momentin që unë të shikoj ty në Instagram dhe mendoj që ti nuk je e bukur aq sa unë i kam kriteret e mia të bukurisë, bëj mirë që këtë informacion ta mbaj për vete nëse nuk është i dobishëm për ty.

    Nëse e bëj komentin, nuk do të thotë liri shprehje, por jam person që ofendoj të tjerët, bullizoj të tjerët.

    Moderatori: Por nga ana tjetër, nuk besoj se ti cënohesh personalisht, që ke një lloj standarti në pranimin e kritikave

    Zhaklin Lekatari: Pse nuk cenohem unë, çfarë jam unë? Gur?

    Moderatori: Më fal, po hipotetizoj.

    Zhaklin Lekatari: Po pse po hipotetizon kështu?

    Moderatori: Po ja, po ta them (Zhaklina ndërhyn) Më lër ta them

    Zhaklin Lekatari: Kudo që shkoj hipotetizojnë që ty nuk të ndodh gjë, ti je mësuar. Po kush mësohet nga dhuna?

    Moderatori: Të kërkoj ndjesë, por më lër të mbaroj

    Zhaklin Lekatri: T’i mësohesh nëse do të rrihnin çdo ditë

    Moderatori: Prit ta mbaroj të lutem

    Zhaklin Lekatari: Jo nuk do të pres. Ti do të mësoheshe?

    Moderatori: Po nuk po më dëgjove se në çfarë konteksti e kisha, sepse mendon që njeriu…

    Zhaklin Lekatari: Jo nuk ka asnjë kontekst në të cilin dhuna mund të pranohet!

    Moderatori: Po nuk është dhunë, unë nuk po të dhunoj.

    Zhaklin Lekatari: Edhe dhuna verbale Po absolutisht kjo nuk është dhunë

    Zhaklin Lekatari: Nëse unë asaj zonjushës atje (moderatores) i them ti sot nuk je veshur bukur kjo quhet dhunë verbale, mund ta mbaj edhe për vete. Kjo nuk ka asnjë konteskt në të cilin të pranohet, fare, zero.

    Moderatori: Prit ta mbaroj, unë mendoj se ti nuk cenohesh sepse dukesh shumë e fortë dhe në këto kushte…

    Zhaklin Lekatari: Nuk e kuptoj, sapo fola për lirinë e të menduarit dhe të shprehurit, dhe nuk e kuptoj si ti e merr këtë lirinë për të më thënë mua se çfarë më percepton ti mua. Nuk ta dhashë koefidencën që t’i të më tregosh se si më percepton mua. Dy nëse unë jam e ftuara jote unë do të doja që ti të më respektoje, duke mos më minimizuar….

    Moderatori: Unë po të them që je e fortë.

    Zhaklin Lekatari: Të lutem më lër të mbaroj

    Moderatori: Po ti s’po më le të mbaroj, pse duhet të të lë unë të mbarosh

    Zhaklin Lekatari: Sepse unë jam e ftuara e jote…

    Moderatori: Është respekt i ndërsjellët

    Zhaklin Lekatari: Nuk ka problem fare, unë edhe iki e vazhdoni emisionin vetëm.

    Moderatori: Nuk kemi pse ne po përpiqemi të bëjmë një bisedë

    Zhaklin Lekatari: Sepse unë respektoj veten dhe nuk dua që fjalët e mia

    Moderatori: Po pikërisht pra, prandaj po të pyes sepse

    Zhaklin Lekatari: Nëse nuk do më lësh të flas do të iki nga ky emision

    Moderatori: Ka një perceptim…

    Zhaklin Lekatari: Po e them edhe njëherë nëse nuk më lë të flas do t ëiki nga emisioni tani…

    Moderatori: Ju jeni e lirë të largoheni, por më dëgjoni. Pse duhet të ikini

    Zhaklin Lekatari: Mirë u pafshim

    Moderatori: Mirë u pafshim. Faleminderit. Nuk më la të mbaroja, gjithsesi Zhaklin të falenderoj për kohën që na kushtuat. Ditë të mbarë. Nuk ishte aq ky qëllimi dhe as të bënim skup, e asgjë sepse nuk i kemi qëllimet tona. Por ky ishte vendimi i saj, e respektojmë dhe i urojmë një ditë të mbarë.

    Previous ArticlePendarovski: Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese është joreale
    Next Article Vuçiq: Kam respekt për Edi Ramën por s’ka autorizim për Kosovën, duam asociacionin e Isa Mustafës

    Related Posts

    Aktorja e njohur më pranë publikut, prezanton projektet e saj më të fundit ndryshe

    08/06/2024

    Tayna thyen heshtjen pas 6 muajsh!

    04/06/2024

    “Kishin frikë që do ua marr burrat”- Adelina Tahiri habit me deklaratën

    30/05/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.