Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»Për partitë shqiptare, BE-ja më e rëndësishme se Qeveria!
    MAQEDONI

    Për partitë shqiptare, BE-ja më e rëndësishme se Qeveria!

    12/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tashmë ka bërë të ditur se i ka vendosur disa kushte shumicës parlamentare dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, që opozita të mbështesë ndryshimet e nevojshme kushtetuese që Maqedonia e Veriut të hapërojë rrugën drejt BE-së.

    Një nga kërkesat e Mickoskit për shumicën parlamentare është një Qeveri e zgjeruar në të cilën do të marrë pjesë edhe VMRO-DPMNE, por pa BDI-në.

    Analisti politik, Berat Azizi tha në një prononcim për “Frontline” se partitë politike të shqiptarëve tashmë e kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre në lidhje me ndryshimet kushtetuese, se për ta prioritet është integrimi i vendit në BE.

    “Vendi duhet të ecë përpara pa pengesa drejt BE-së, këtë e diktojnë shumë faktorë të tjerë gjeopolitik dhe ekonomik. Por, mendoj se Qeveria me çdo kusht kërkon që të miratohen ndryshimet kushtetuese pa vënë kushte të tjera, siç janë kërkesat e partive opozitare të shqiptarëve. Pavarësisht ngjarjeve që mund të presim këto ditë, besoj se partitë politike të shqiptarëve dhe ato të opozitës do të votojnë për ndryshimet kushtetuese sepse nuk do të mund t’i rezistojnë presionit ndërkombëtar. Të gjithë ne po flasim për pushtetin dhe opozitën, por nuk po flasim për faktorin ndërkombëtar që tashmë e ka bërë të qartë dhe në një farë mënyre po ushtrojnë ndikimin e tyre për të miratuar ndryshimet kushtetuese dhe për të vazhduar rrugën drejt BE-së, thotë Azizi për “Frontline”, përcjell PRESSonline.al

    Sipas tij, nuk janë të rëndësishme pretendimet e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët se po largohen nga Qeveria vetëm për të miratuar ndryshimet kushtetuese, sepse numrat nuk janë të këtyre dy partive apo Qeverisë, por të opozitës, gjegjësisht VMRO-DPMNE-së, të cilat nuk pranojnë të votojnë ndryshimet.

    Gazetari Seladin Xhezairi nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (IBBR) thotë se BDI-ja e ka shfrytëzuar këtë moment për të konfirmuar përcaktimet e tyre programore dhe për të nënkuptuar se për ta rëndësi parësore është shteti (me pjesën e shqiptarëve) dhe jo mbajtja e pushtetit me çdo çmim.

    “Të gjitha forcat politike duhet të kontribuojnë në proces, si partitë maqedonase ashtu edhe ato shqiptare. Se e djathta maqedonase po bëhet më esëll dita-ditës, në aspektin e veprimit me këmbë, dëshmon edhe deklarata e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për gatishmërinë e kësaj partie për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese përkundër kushteve të tij. Tani, siç pozicionohet VMRO-DPMNE, e kupton që llogaritë i bën pa kalkuluar! Për këtë arsye reagimi i BDI-së ishte i qëlluar politikisht dhe partiakisht, tha Xhezairi për “Frontline”, përcjell PRESSonline.al

    Sipas deklaratave të partive të shqiptarëve, Qeveria eventuale e zgjeruar mund të mbetet pa asnjë prej tyre në të.

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim sa i përket kërkesës së VMRO-DPMNE-së për daljen e saj nga Qeveria, por ka vetëm një kusht, që ndryshimet kushtetuese të miratohen para formimit të qeverisë pa BDI-në dhe me VMRO-DPMNE-në në të.

    BDI tha për “Frontline” se vazhdojnë përpjekjet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Integristët presin që në fund të korrikut të nisë procedura për ndryshimet kushtetuese. Sipas tyre, ky ndryshim do të pranohet edhe nga qytetarët, jo vetëm nga deputetët.

    “Votimi i ndryshimeve kushtetuese është i rëndësishëm për orientimin e ardhshëm europian të vendit. BDI është parti që premton dhe realizon. Në drejtim të partisë sonë do të bënim sakrifica që Maqedonia e Veriut të hynte në Bashkimin Evropian, thotë BDI për “Frontline”.

    Fraksioni i BDI-së i udhëhequr nga Izet Mexhiti, Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti vlerëson se negociatat për një Qeveri të zgjeruar janë një tregti politike në të cilën ata nuk shihen.

    “Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ndihmuar këtë proces, i cili është i dobishëm për të gjithë qytetarët dhe e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe mirëqenies së përhershme. Për ne pak rëndësi kanë kombinimet qeveritare, deklaruan nga fraksioni i Izet Mexhitit dhe Musa Xhaferit.

    Lëvizja BESA deklaroi se partia e tyre do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat, sipas tyre, ky subjekt do të jetë fitues në kampin politik shqiptar.

    Alternativa e Afrim Gashit kërkon që fillimisht të vërtetohet se në Kuvend ka shifra për ndryshime kushtetuese dhe të plotësohen kërkesat e tyre për heqjen e përkufizimit “20%” për gjuhën shqipe, duke shtuar se pjesëmarrja në Qeveri me format të zgjeruar ka pak rëndësi për ta. / frontline.mk

    Previous ArticleAmbsada amerikane: Vendimi se kush është brenda dhe jashtë qeverisë i takon popullit!
    Next Article Kush është e veja e Silvio Berlusconit, deputetja 54 vjet më e re se ish-kryeministri i ndjerë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.