Categories: SPORT

Stambolli gati për finalen, City dhe Interi në prag të përballjes së madhe që luhet të shtunën

Stambolli është në përgatitjet e fundit për finalen e Ligës së Kampioneve. Punonjësit dhe organziatorët kanë bërë gjithçka gati në stadiumin “Ataturk”, që do të presë Manchester Cityn dhe Interin si dhe tifozët.

Jashtë impiantit janë vendosur katër skulptura gjigande të Lionel Mesit, Cristiano Ronaldos, Stiven Xherardit dhe Gareth Bejlit.
Veprat e artit i vizitoi edhe holandezi Uesli Shnajder, i cili ka luajtur më parë për Gallatasarajin.

Në vitin 2010 ai fitoi Ligën e Kampioneve me Interin, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

“Guardiola e ka ndërtuar ekipin si ka dashur. Iu deshën disa vite, por mendoj se tani City ka arritur një nivel të lartë dhe më lejoni ta them, do të jetë shumë e vështirë për Interin që t’i mundë ata. Por ndodhen në finale dhe një finale ngelet finale. Mendoj se sfida do të shkojë me penallti. Do të përfundojë 1-1. Dhe Interi do të fitojë me penallti”, thotë Shnajder.

Ndërkohë futbollistët e Cityt dhe të Interit mbërritën në Stamboll, e kanë kryer stërvitjen e parë në stadiumin Olimpik Ataturk.

Cityzens synojnë që të fitojnë tripletë në këtë sezon, e të përsërisin suksesin e United në 1999.

Ndërkohë zikaltrit duan që të ringrenë trofeun pas triumfit që e arritën në 2010. Skuadra e Inzagit pësoi 3 gola në 6 takime në fazën e eliminimit direkt, duke mundur Porton, Benfikën e Milanin.

Ndërkohë që në metropolin turk u ekspozua edhe trofeu i kompeticionit më të lakmuar në Europë, që ngjalli kureshtje nga tifozët, e po ashtu një Kupë më e madhe, me tifozët që patën mundësinë të bënin edhe fotografi.

Klan News

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago