Categories: RAJON

Hoti ‘sulmon’ Osmanin: Presidentja i qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve me SHBA

Hoti ‘sulmon’ Osmanin: Presidentja i qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve me SHBA
Hoti ‘sulmon’ Osmanin: Presidentja i qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve me SHBA
14:41, 09/06/2023
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk është deklaruar për përjashtimin e FSK nga “Defender 2023”, përcjell Syri.net Kosova

Hoti, përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se Osmani është duke qëndruar krah Qeverisë së Kosovës në shkatërrimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA.

807134094107440“Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – ‘Defender 2023’. Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në”, ka thënë Hoti.

Po ashtu, ai ka thënë se si çdo republikë parlamentare, edhe Kosova e ka presidentin posaçërisht për raste të tilla, për t’i mbajtur balancet institucionale dhe për t’ia pamundësuar mazhorancës veprimet që dëmtojnë interesat shtetërore duke ndjekur interesat e tyre elektorale.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago