Categories: RAJON

MPB sot kryen pagesën e bonuseve për policët që punuan jashtë orarit gjatë vitit 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi se sot po paguhet bonus paga për punonjësit e MPB-së që kanë punuar mbi 150 orë jashtë orarit në vit për vitin 2022.

“Pasi kam marrë drejtimin e MPB-së, është vendosur si prioritet pagesa e rregullt e bonusit për mbi 150 orë punë jashtë orarit në vit, si e drejtë e garantuar e punonjësve të MPB-së në përputhje me Marrëveshjen Kolektive”, tha ministri Spasovski, duke theksuar pagesën e shpërblimeve të mëparshme.

“Kështu, në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2022 janë paguar bonus paga për vitin 2017 dhe 2018, për të cilat mjete nuk janë siguruar dhe paguar nga udhëheqja e mëparshme e MPB-së dhe kemi vazhduar me pagesën e rregullt të pagave të bonusit për vitin 2019, 2020 dhe 2021, për këtë janë siguruar dhe ndarë gjithsej 561.773.133 denarë ose 9.060.857 euro, mjete nga Buxheti i MPB-së të paraparë për realizimin e kësaj të drejte të punëtorëve”, tha Spasovski.

Ministri tha se në sajë të politikave të zbatuara të përgjegjshme ekonomike dhe si rezultat i punës së ekonomive familjare, paga mesatare u rrit, e në këtë mënyrë u rrit edhe shuma individuale e bonusit të pagave në Ministrinë e Brendshme./Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago