Categories: SHOWBIZ

Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Këngëtari Blero Muharremi tashmë ka bërë të ditur se ka nisur një lidhje të re dashurie.

Artisti i njohur shqiptar në vitin që lamë pas njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij Afrona Dika, me të cilën ishte i martuar që disa vite.

Të njëjtit hodhën disa akuza kundrejt njëri-tjetrit duke zbuluar pak nga ajo që çoi në ndarjen e tyre.
E teksa të dytë po shijojnë një romancë të re, Blero së fundmi i ka bërë një dedikim partneres së re me rastin e ditëlindjes.

Ai ka përzgjedhur fjalët më të bukura për të, ndonëse nuk ia ka zbuluar akoma identitetin.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Bleros dedikuar të dashurës së re:
“Shtrit afër teje jam, më duket që të kam larg. Dora ime rrëshqet në flokun tënd. Këtu jam rehat. I flas vetes çdo mëngjes, drekë e darkë. A thu a je në gjumë apo në mendje i qartë.I yti që nga prekja e parë. I yti përjetësisht krenar. Kam menduar që di shumë e kam kaluar shumë. Asgjë nuk kisha ditur. Deri në takimin tonë.

Ndihemi si fëmijë kureshtar, ndihem i padijshëm deri në shikimin tënd të parë.

Shtëpia ime je ti, shtëpia ime kishe qenë që në fillim. Jeta më mësoi. Njeriu kur është i drejtë, Zoti nuk e harron.

Sa e sa shumë kisha shkruar e kisha folur në veshin tënd dashuri.

Me ty hidhërimi më duket i mirë, me ty momentet e lumtura janë amshim.

Dolli për ty sonte, një dolli për neve dashuri.

Urime ditëlindjen beb.

I yti Blerimi”. /Telegrafi/watch (1)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago