Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»INTEGRIMI NË BE/Ahmeti optimist, Kovaçevski e Mickoski në kërkim të kompromisit!
    MAQEDONI

    INTEGRIMI NË BE/Ahmeti optimist, Kovaçevski e Mickoski në kërkim të kompromisit!

    06/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Ahmeti i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të solidarizohet për integrimin e shtetit në BE. Në prag të takimit Mickoski – Kovaçevski, po rritet presioni nga blloku opozitar për të mos pranuar ndryshimet kushtetuese

    Shkup, 6 qershor – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është optimist se vendi do të jetë anëtar i Bashkimit Evropian për 3-4 vjet. Ai i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të solidarizohet për integrimin e shtetit në BE. Ai beson se partia opozitare ka kapacitete si programor po ashtu edhe kadrovike për të kontribuar në zhvillimet politike dhe çështjet gjeopolitike të rëndësishme për shtetin dhe rajonin, shkruan PRESSonline.al

    “Vetëm së bashku mund të jemi më të suksesshëm në sfidat që na presin”, tha lideri i BDI-së në debatin “Fronti Evropian” dhe më pas në fjalimin e tij me rastin e 21 vjetorit të themelimit të partisë që u mbajtë të hënën në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup.

    “Nëse e kemi menduar ndonjëherë se do të na duheshin 10 vjet për t’u bërë anëtare e BE-së, tani besoj se pas 3-4 vitesh do të jemi anëtare të BE-së, sepse rrethanat kanë ndryshuar në favor të përshpejtimit të kësaj kohe”, thotë Ahmeti dhe shton: “Unë jam optimist, kam qenë gjithmonë dhe do të mbetem. Pa ngritur flamurin e bardhë. Kemi kaluar shumë përballje dhe vështirësi dhe kemi arritur të përfundojmë me sukses kapitujt e rëndësishëm si për shtetin ashtu edhe për stabilitetin. Optimistët më të mëdhenj nuk e kishin menduar se do të bëheshim ndonjëherë anëtar i NATO-s, por tani është realitet. Edhe optimistët e mëdhenj nuk do të besonin se Maqedonia si shtet multietnik mund të jetë shembull për zgjidhjen e problemeve”.

    Kreu i BDI-së konsideron se duhet të bëhen ndryshime kushtetuese dhe për këtë duhet pajtim mes të gjitha subjekteve që kanë përgjegjësi për fatin e shtetit. “Pajtimi mund të arrihet, vihen të gjitha interesat e shtetit, e ardhmja e brezave. Fronti për Europë nuk ka ngjyrë, thelbi i tij është e ardhmja”, tha kreu i BDI-së. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin, siç ndodhi me Marrëveshjen e Prespës, ashtu duhet të ndodhë edhe me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë.

    Çfarë do të sjellë takimi Kovaçevski – Mickoski?

    Thirrjet e Ahmetit janë në prag të takimit të paralajmëruar të kryesisë së kryetarit të LSDM-së dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, që duhet të mbahet të mërkurën në Klubin e deputetëve. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ia ka lënë partisë opozitare që të zgjedhë formatin e takimit. Një nga temat që do të diskutohet do të jetë vendimmarrja për integrimet evropiane të vendit dhe e dyta është aktiviteti i të gjithë aktorëve politikë në vend në raport me fqinjët.

    “Ftesa i është dërguar VMRO-DPMNE-së, në të cilën është shumë e qartë se duhet të zgjedhin se në cilin format duan të jetë takimi – a duhet të jetë një plus zero, një plus një, një plus dy, varësisht nëse ata do t’i besojnë njëri-tjetrit, që të bisedojnë para njëri-tjetrit”, ka deklaruar Kovaçevski, prcjell PRESSonline.al

    Sipas tij, në vend ekzistojnë dy koncepte – njëri është koncept për një Maqedonin e Veriut europiane dhe i dyti është koncept i udhëhequr nga “Levica” dhe që është për Maqedoninë e Veriut të izoluar. Shpresoj se VMRO-DPMNE-ja do të ketë sukses që ta kapërcejë veten dhe së paku një herë në këto 32 vite të Maqedonisë së pavarur të mbështes një vendim me të cilin vendi do të integrohet pas integrimit në NATO dhe BE. Pra, përfundimet janë shumë të thjeshta. Nga njëra anë kemi integrimin në BE dhe nga ana tjetër izolimin. Dhe shpresoj që ajo që duan të gjithë qytetarët do të zgjidhet nga të gjithë politikanët, e ajo është integrimi i shtetit në BE”, thotë kryeministri.

    Në ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Qeveri propozim-iniciativën për ndryshime kushtetuese, e cila duhet të shqyrtohet në seancë. Për momentin është e pasigurt nëse amendamentet kushtetuese do të pranohen në Parlament, duke pasur parasysh se opozita VMRO-DPMNE njofton se nuk do t’i mbështesë. Për të kryer ndryshimet kushtetuese kërkohet një shumicë prej dy të tretash ose të paktën 80 deputetë.(PRESSonline.al)

    Previous ArticleYjet e Milanit janë tërbuar pas shkarkimit të Maldinit ndaj drejtuesit
    Next Article Arsenali po përshpejton për transferimin e Tielemans

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.