Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka festuar 21 vjetorin e themelimit, ndaj për këtë rast zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se gjithë këto vite BDI është zëri i popullit dhe të arriturave për shqiptarët.
Grubi potencon se tashmë dekada e re kërkon jetësimin e një misioni tjetër, intergrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Statusi i plotë:
21 vite zë i popullit, cilësi programore e kadrovike vazhdon të ofrojë Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqjen e Ali Ahmetit.
Dy dekada kujtime të bukura u rikthyen sot në kujtesën e të gjithë atyre aktivistëve që kontribuan në proceset e implementimit të barazisë dhe në zhvillimin e vendit.
Dekada e tretë kërkon po të njejtën energji të punës dhe bashkim forcash në një front të vetëm që të realizojmë ëndrrën e madhe të integrimit në Bashkimin Europian.
Urime dhe punë të mbarë në misionet progresive të rradhës!
https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid0EzhoPNfDdyEjFPsCQLSv9BBUBrupc8mtLHkaUMwyzGsHKy5EoQkhgHjyssd2VWWFl/?mibextid=cr9u03