Categories: RAJON

Rama: Zgjidhja është në dorë të Albinit

Zhvillimet në veri të Kosovës, ishin objekt i debatit edhe në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Në një ndërhyrje gjatë emisionit, kryeministri Edi Rama theksoi se situata e krijuar në Kosovë është e rrezikshme dhe e panevojshme, ndërsa si zgjidhje mbështet propozimet e ndërkombëtarëve.
“Qëllimi është që serbët të kthehen në institucione dhe jeta të vazhdojë normalisht. Zgjedhje të reja menjëherë.”

Sipas tij, përpjekjet për të mbajtur në detyrë kryetarët e rinj të komunave në veri janë pavlerë.

“Është e kotë të insistohet në qëndrimin e këtyre personave në godina boshe që mbrohen me polici nga populli atje.”

Zgjidhja sipas tij mund të vijë menjëherë nëse kryeministri i Kosovës pranon të pranojë thirrjen e ndërkombëtarëve.

“Albini e ka të gjithë lojën në dorë. Është sot Kosovë, pikërisht sepse janë të gjithë ata, të cilët sot po i kërkojnë Kosovës që të sillet si një shtet serioz dhe i pjekur dhe jo të nxjerrë kunja.”

Pavarësisht situatës në veri, kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se nuk ka pastur një komunikim me drejtuesit e Kosovës për këtë çështje.

“Nuk e kanë kërkuar një diskutim të tillë dhe nuk jam unë që duhet të jua kërkoj atyre një diskutim sepse ata janë përfaqësuesit më të lartë të shtetit demokratik dhe të pavarur të Kosovës dhe unë nuk jam babai i Kosovës.”

Tv Klan

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago