Categories: MAQEDONI

Kovaçevski: Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, vendi do të futet në izolim

Dera e BE-së është e hapur për anëtare të reja, por rruga eurointegruese e Maqedonisë së Veriut varet nga ndryshimet kushtetuese dhe nëse nuk i miratojmë do të kemi izolim në vend të integrimit, tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski në konferencën pas përfundimit të Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Kishinau të Moldavisë, transmeton Portalb.mk.

“Zgjerimi i BE-së ish temë e bisedimeve të pjesës punuese nga samiti ku edhe njëherë u shpreh gatishmëria e qartë e BE-së për derën e hapur ndaj vendeve të reja anëtare për anëtarësimin në BE, këtu para së gjithash mendohet për ne dhe për Shqipërinë të cilat duhet t’i fillojmë hapjen e kapitujve pas përfundimit të procesit të skriningut”, tha Kovaçevski në konferencë për media.

Kovaçevski tha se, rruga eurointegruese e Maqedonisë varet nga ndryshimet kushtetuese me të cilat do të përfshihen bullgarët në Kushtetutë dhe tha se është optimist racional sepse, në të kundërtën shteti do të futej në izolim.

“A jam optimist – unë jam optimist racional, besoj në këtë qëllim dhe punojë në atë që ai qëllim të realizohet. Çfarë nëse ndodhin ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese do ta kemi atë që e patëm nga viti 2006 deri në vitin 2016. Në vend të integrimit do të kemi izolim, ndërsa e pamë se si duket izolimi. Pa infrastruktirë, shtet i kapur, në lirinë e madiave ishim në vendin e 130, tani jemi në vendin 38 në botë, sundimi i së drejtës i karakterizuar si regjim hibrid, ndërsa tani për një vit ngjitje prej 19 vendeve”, tha Kovaçevski.

Sipas kryeministrit, partitë politike dhe deputetët në Kuvend kanë për obligim dhe përgjegjësi para qytetarëve të sjellin vendime që mundësojnë ardhmëri më të mirë dhe standard më të mirë jetësor për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago