Categories: BOTA

Gjendet pas 5 ditësh 29-vjeçarja shtatzënë në Itali: U vra nga i fejuari pasi zbuloi tradhtinë

Giulia Tramontano rezultonte e zhdukur prej të shtunës së shkruar nga Senago, në periferi të Milanos (Itali). Pas 5 ditësh kërkime, 29-vjeçarja e cila ishte 7 muajshe shtatzënë, u gjet e masakruar me thikë në një ndërtesë të braktisur në Monte Rosa.

Trupi i saj u zbulua pas rrëfimit të të fejuarit, i cili gjatë orëve të natës të së mërkurës pranoi vrasjen duke thënë: “E vrara unë”. Autori i dyshuar kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur vendin fqinj është Alessandro Impagnatiello. 30-vjeçari, sipas asaj që shkruan Corriere Della Sera, punonte si banakier në disa prej lokaleve më ekskluzive të Milanos.30-vjeçari kishte një lidhje paralele dhe Giulia e kishte zbuluar këtë pikërisht të shtunën, pak orë përpara se të zhdukej. Ajo i kishte treguar motrës, nënës dhe një shoqeje. “Jam e trazuar, po shkoj të flejë”, kishte qenë mesazhi i fundit që kishte dërguar, më pas nuk ishte përgjigjur më në telefon.

Të tre mësohet se kishin pasur edhe një takim. Aty Giulia kishte mësuar jo vetëm për tradhtinë, por edhe për faktin se edhe tjera kishte mbetur shtatzënë, por e kishte abortuar.

Në momentin e parë të zhdukjes së Giulia-s, familjarët e saj u përballën me të fejuarin me të cilën patën deri në përplasje fizike. Fillimisht, siç shkruan Corriere, ata mendonin se 29-vjeçarja ishte larguar për shkak të tronditjes. Megjithatë sa më shumë koha kalonte aq edhe më shumë rritej ankthi i tyre për fatin e së resë.

Nisur nga kjo u vunë në lëvizje edhe autoritetet në Milano, që nisën kërkimet prej pasdites të së dielës. Kërkimet për Giulia-n u bënë me helikopter e mjetet të tjera të zjarrfikëses e policisë./tvklan.al

Senago (MI): Ricerche di Giulia Tramontano, la ragazza incinta scomparsa: Alessandro Impagnatiello, il fidanzato – Per edizione Milano metropoli – 31 maggio 2023 – Foto Spf/ANSA

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago