Categories: BOTA

Moska kthehet në vijë të parë të frontit

Bombardimet vranë pesë persona dhe plagosën 19 në një fshat në rajonin Luhansk të Ukrainës Lindore, ndërsa një sulm me dron shkaktoi zjarr në një rafineri nafte në Rusinë jugore.

Artileria ukrainase goditi gjithashtu një qytet rus Shebekino rreth 7 km në veri të kufirit me rajonin Kharkiv të Ukrainës për herë të tretë brenda një jave, duke dëmtuar ndërtesa dhe automjete dhe duke plagosur katër persona. Forcat ukrainase përdorën raketat HIMARS të prodhuara nga SHBA për të sulmuar. Predhat thyen xhamat dhe dëmtuan çatitë e një ndërtese banimi tetë katëshe, katër shtëpi dhe një shkollë.
Ndërkaq një dron goditi rafinerinë e naftës Afipsky në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë. Zjarri u shua dhe nuk pati viktima. Rafineria Afipsky është jo shumë larg portit të Detit të Zi të Novorossiisk, ku ndodhet një tjetër rafineri e cila u sulmua këtë muaj.

Status quo-ja në Moskë dhe qytete të tjera ka ndryshuar dhe rusët po shohin luftën para syve ndërsa mediat e kanë fshehur që prej fillimit. Legjioni Rusia e Lirë po rekruton mijëra rusë për të sulmuar Moskën. Ata hyjnë në Ukrainë përmes disa shteteve kufitare neutrale. “Ne kemi nisur rekrutimin dhe numri i tyre është në rritje. Gjithnjë e më shumë rusë e kuptojnë se kjo luftë është kriminale dhe duhet të ndalet,” u shpreh Komandanti i Legjionit Cezar.

Gjithashtu janë shtuar edhe aktivitetet e forcave ruse që kundërshtojnë regjimin. Afrimin e luftës nuk e shmangen as mediat ruse që shkruajnë se: “Moska po kthehet gjithashtu një qytet në vijën e parë të frontit dhe ekziston mundësia reale që të sulmohet vazhdimisht.

Sulmet në Rusi vijnë ndërsa Ukraina përgatit një kundërofensivë me shpresën për të dëbuar forcat ruse nga territori. Putin i ka cilësuar sulmet si më të madhin deri më tani ndaj Moskës, një përpjekje për të frikësuar dhe provokuar Rusinë.

Nga ana tjetër as Rusia dhe Ukraina nuk u zotuan të respektojnë pesë parimet e përcaktuara nga shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi për të mbrojtur termocentralin bërthamor të Zaporizhia. Pesë parimet e tij përfshinin se nuk duhet të ketë asnjë sulm dhe që aty të mos vendosen raketa, sisteme artilerie dhe municione, si dhe tanke ose personel ushtarak.

Klan News

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago