Categories: RAJON

Kurti nuk tërhiqet: Nuk ua dorëzojmë veriun fashistëve

Pavarësisht thirrjeve nga vendet partnere, Albin Kurti nuk ka ndërmend të tërhiqet nga linja e ndjekur deri më tani për situatën në veri të Kosovës. Në fjalën e tij në samitin e Bratislavës për sigurinë globale, Kurti akuzoi protestuesit si fashistë, ndërsa mbrojti qasjen e Policisë së Kosovës.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës: Policia jonë ka bërë një punë profesionale. Ka vokacion perëndimor, i njohin shumë mirë të drejtat e njeriut dhe nuk i kanë shkelur në asnjë moment. Këto nuk janë protesta por turma që thërrasin “vrite, vrite”. Nuk e dorëzojmë republikën tonë tek këta fashistë.
Sipas Kurtit, dhuna nxitet nga jashtë Kosovës.

Albin Kurti: Ne shohim njerëz të dhunshëm që përkrahin dhe adhurojnë Putinin. Disa prej tyre kanë qenë policë në Serbi dhe kanë ardhur në Kosovë për të ushtruar dhunë.

Ndërsa ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviç akuzoi Kurtin si shkaktar të dhunës në veri të Kosovës dhe nuk përjashtoi mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake serbe.

Millosh Vuçeviç, ministër i Mbrojtjes i Serbisë: Serbia ka përcaktuar disa vija të kuqe, nëse kërcënohen interesat kombëtare dhe shtetërore. Po flasim… Zoti na ruajt… për raste kur vriten serbë. Në këtë rast, Serbia nuk mund të rrijë duarkryq.

Megjithatë, prioritet është zgjidhja paqësore e kësaj situate. Sipas ministrit serb, presidenti Aleksandër Vuçiç ka biseduar me zyrtarët perëndimorë të përfshirë në procesin e dialogut me Kosovën për të gjetur një zgjidhje politike, për të shmangur konfliktin e armatosur.

Tv Klan

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago