Categories: MAQEDONI

Grubi për bulevardin “Cvetan Dimov”: Ka përkrahjen e Qeverisë, me Qytetin e Shkupit punojmë edhe për “Hasan Prishtinën”

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit për nisjen e procedurave për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov” në Shkup.

Ai thotë se ky projekt, që është në të mirën e qytetarëve tregon përcaktimin edhe të Qeverisë për bashkëpunim me të parën e Shkupit, Danella Arskovskën edhe për projektin tjetër, të ndërtimit të bulevardit “Hasan Prishtina”.

“Përshëndes vendimin e Qytetit të Shkupit për fillimin e realizimit të dokumentacionit projektues për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov” (udhëkryqi me bulevardin Nikola Karev deri tek udhëkryqi me rrugën Xhon Kenedi dhe rruga Hristijan Todorovski Karposh).
📝Projekti është në vlerë prej 2.3 milionë euro (me TVSH), mjete të siguruara nga buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë vit si dhe për dy vite me rradhë edhe atë:
👉Viti 2023 – 10 milionë denarë,
👉Viti 2024 – 70 milionë denarë, dhe
👉Viti 2025 – 60 milionë denarë.
Realizimi i projekteve që janë në të mirë të jetës së qytetarëve gjithnjë do të kenë përkrahjen e Qeverisë dhe ky përcaktim i përbashkët me kryetaren Danella Arsovska shpejt do të konkretizohet edhe me bulevardin Hasan Prishtina (rruga e Vizvegut për Kosovë) të cilin po e realizojmë bashkë”, nënvizon zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.802121137944073

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago