Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»RAJON»Tjetër skaner i ri tek Spitali i Traumës
    RAJON

    Tjetër skaner i ri tek Spitali i Traumës

    30/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Tiranë, 30 maj – Pak muaj pas vendosjes së skanerit ultramodern në Spitalin Universitar të Traumës, instalohet një tjetër skaner i ri, që përmirëson kohën dhe cilësinë e Shërbimit të Urgjencës së këtij spitali, e cila përballon rreth 70 mijë urgjenca në vit nga e gjithë Shqipëria.

    Gjatë inspektimit të Spitalin e Traumës, Ministrja Manastirliu u shpreh se me këtë investim të ri, me mbështetjen e qeverisë japoneze, koha për marrjen e shërbimit dhe gama e ekzaminimeve zgjerohet ndjeshëm.

    “Përpara pak muajsh kemi qene këtu ku kemi instaluar një skaner, i cili është i fjalës së fundit të teknologjisë dhe siguron ekzaminime bashkëkohore. Tani vijmë me skanerin e dytë që instalohet në ambientet e urgjencës. Eshtë një aparaturë e fjalës së fundit të teknologjisë, që zgjeron gamën e ekzaminimeve, kryen rikonstruksione në 3D, operon si angioskaner. Jam e kënaqur që ne fuqizojmë kapacitetet e Urgjencës së Traumës, duke mundësuar që me rinovimin e flotës së pajisjeve mjekësore ne të kemi më shumë kapacitete për ekzaminimet e atyre pacientëve që vijnë në situata të emergjencës apo urgjencës, por gjithashtu edhe për pacientët që janë të planifikuar dhe duhet të marrin kujdes shëndetësor në kohë”, tha Ministrja Manastirliu.

    Gjatë inspektimit në Spitalin Universitar të Traumës, Ministrja Ogerta Manastirliu pa nga afër ecurin e punimeve të Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme.

    “Ne jemi në përfundim edhe të një investimi tjetër të qeverisë shqiptare në Spitalin e Traumës, jemi duke përfunduar një vepër të madhe në këtë spital, Spitali Intern, së bashku me strukturën e konsultave. Javën tjetër besoj do të hapim këtë spital, që do të shërbejë për sëmundjet interne, por edhe do të rrisë kapacitetet e trajtimit të pacientëve në Spitalin e Traumës”, tha Manastirliu.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po investon për rinovimin dhe fuqizimin e strukturave shëndetësore me pajisje biomjekësore të teknologjisë së lartë. Katër CT Scanner, 9 grafi, 1 angiograf, 4 aparatura DEXA, eko, monitorë e pajisje të tjera biomjekesore, me vlerë prej 4.2 milion euro janë instaluar dhe janë tashmë funksionale në spitale nga veriu në jug./tvklan.al

    Previous ArticleKFOR-i ruan objektin komunal në Zveçan të rrethuar me tela dhe gjemba
    Next Article Heqja e ngrirjes së çmimeve, Bytyqi: Çmimet mund të ulen edhe më tepër

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.