Categories: MAQEDONI

Bujar Osmani: Më shumë integrim të Ballkanit Perëndimor për stabilitet, parashikueshmëri dhe besim në marrëdhëniet e ndërsjella

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Bratisllavë, ku po merr pjesë në Forumin GlobSec 2023, ka trajtuar konceptin e ashtuquajtur “Më shumë integrim para anëtarësimit”. Duke iu drejtuar panelit kushtuar të ardhmes së zgjerimit të Bashkimit Evropian, ai theksoi se edhe pse anëtarësimi i plotë në BE mund të zgjasë disa vite, vendeve kandidate për anëtarësim në BE u duhen hapa të përkohshëm afatshkurtër, por të besueshëm dhe real për të avancuar ekonominë, lidhjen dhe proceset demokratike.

“Anëtarësimi në Komunitetin e Energjisë dhe Transportit, së bashku me liberalizimin e vizave, ishin shembuj të mirë se si të eksportohen rregullat deri te kandidatët para anëtarësimit të plotë në BE. Zgjerimi gradual i këtij integrimi në fusha të tjera do të promovojë stabilitetin, parashikueshmërinë dhe besimin në marrëdhëniet tona të ndërsjella”, theksoi Ministri.

Osmani edhe një herë shpjegoi se qëllimi i konceptit është t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor qasje në fonde, si dhe pozita vëzhguese në institucionet evropiane, me qëllimin përfundimtar nga vendet e Ballkanit Perëndimor të zhvillojnë kapacitete kompatibile me vlerat evropiane dhe konkurrencën e tregut.

“Kjo nuk është alternativë për anëtarësimin e plotë, por diçka e dobishme për qytetarët tanë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit, siç është integrimi progresiv i Tregut Unik, p.sh. lëvizja e lirë e mallrave; lehtësimi i tregtisë ndërmjet rajonit dhe BE-së përmes uljes dhe eliminimit të tarifave dhe kuotave të mbetura doganore, duke përfshirë produktet bujqësore dhe duke ofruar përjashtime nga masat tregtare; furnizimi pa pagesë i shërbimeve dhe lëvizja e kapitalit; përfshirja në politikat tregtare dhe tatimore të orientuara drejt së ardhmes etj.” shpjegoi ai.

Në panelin për zgjerimin e Unionit, me pikëpamjet e tyre u drejtuan Ministri i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Aleksander Shallenberg, Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq dhe Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago