Categories: MAQEDONI

Shaqiri: Një pjesë e reformës për arsimin fillor është bashkimi i lëndëve

Gjithsej 15620 nxënës të regjistruar iu nënshtruan provimit të parë dhe të detyrueshëm ekstern në gjuhën amtare, ndërsa tjetri do të mbahet më 10 qershor dhe më së voni më 10 korrik do të shpallen rezultatet preliminare pas së cilës do të ketë mundësi për kundërshtime.

Për këtë informoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri gjatë vizitës së sotme në shkollën e mesme “Ibrahim Temo” në Strugë, ku të gjithë maturantëve i dëshiroi suksese në provimin e maturës shtetërore dhe siç tha ai, realizimi i mëtutjeshëm në qëllimet arsimore dhe jetësore.

“Kemi ruajtur afatet e përcaktuara fillimisht me të cilat nxënësit janë njohur dhe për të cilat ka pasur dilemë në opinion nëse do të respektohen. Pra, procesi kryhet në kohën e duhur, që është e një rëndësie të veçantë për maturantët, që të mund të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë, duke aplikuar në ndonjë institucion të arsimit të lartë në afatet e duhura, ose të marrin diplomën dhe të inkuadrohen në tregun e punës”, tha Shaqiri.

Ministri informoi se për shkak të humbjes së orëve të mësimit në shkollat e mesme në disa raste në këtë dhe në vitet e kaluara shkollore, si rezultat i disa arsyeve – pandemisë, grevës së mësimdhënësve dhe raportimeve të rreme kërcënuese, MASH dhe Qendra Shtetërore e Provimeve solli disa vendime për lehtësimin dhe përshtatjen e procesit.

“Materialet e provimit intern dhe bazat e pyetjeve janë ndarë katër javë para provimit intern me numrin e pyetjeve 3 herë më të lartë se numri i pyetjeve në provim. Universiteteve iu rekomandua provimi i parë ekstern të jetë i përshtatshëm për të gjitha programet e studimit, ndërsa u rekomandua edhe ndryshimi i përshtatmëris së pikëve ndërmjet provimeve eksterne dhe interne gjatë regjistrimit, në favor të provimeve interne. Gjithashtu kemi ofruar edhe uljen e villëmit të testit pas gjuhës amtare, i cili do të ketë nga 60 deri në 80 pikë, dhe jo si deri më tani nga 80 deri më 100 pikë”, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Në përputhje me Konceptin për maturën dhe provimin në arsimin e mesëm me kohëzgjatje katërvjeçare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nxënësit kanë dhënë provimin e 2 lëndëve eksterne dhe 2 lëndëve interne dhe përgatisin detyrë projektuese.

Në procesin e realizimit të maturës në shkollë janë angazhuar rreth 2000 mësimdhënës si testator dhe rreth 300 vëzhgues dhe siç tha Shaqiri, duke pas parasysh faktin se bëhët fjalë për proces të zakonshëm i cili tani më realizohet si i detyrueshëm nga viti 2008, nuk pritet të ketë probleme gjatë provimeve.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago