Një detaj interesant për Presidentin turk Tayip Erdogan është se ai ka jetuar për një periudhë kohore në Tetovë të Maqedonisë.
Në “Opinion” në Tv Klan, ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll Ermal Kaleci tha se Erdogan ka jetuar për disa muaj atje në vitin 1999. Mësohet se Erdogan u strehua te një familje shqiptare pas lirimit të tij nga burgu.
Kjo pasi në vitin 1998 ai u dënua për nxitje të urrejtjes fetare për shkak se recitoi një poezi që krahasonte xhamitë me kazermat dhe besimtarët me një ushtri. Në këtë ngjarje ai u dënua me 10 muaj burg ku kreu vetëm 4 prej tyre.
Blendi Fevziu: Ç’bënte në Tetovë Erdogani?
Redi Shehu: Nuk e di, po e dëgjoj për herë të parë po…
Ermal Kaleci: Ka pasur një mik shqiptar.
Blendi Fevziu: Jetoi disa muaj apo më gjatë?
Ermal Kaleci: Jetoi disa muaj.
Blendi Fevziu: U largua nga Turqia për t’u mbrojtur dhe gjeti strehim në Tetovë, tek një familje shqiptare.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…