Categories: RAJON

Anketa verifikoi pozitën e pakontestueshme të BDI-së në bllokun politik shqiptar

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet mbahen javën e ardhshme për cilën parti do të votonin?”, më shumë se gjysma nga të anketuarit u përgjigjën se nuk do të votonin ose nuk dinë se për kë do të votonin.

Për VMRO-DPMNE-në do të votonin 17% nga të anketuarit, për LSDM-në 12%, BDI-ja do të fitonte përkrahje prej 8% nga qytetarët e anketuar, 4% deklaruan se do të votonin për Të Majtën, 3% për Aleancën për Shqiptarët, ndërsa 1% përkrahje ka Lëvizja Besa. Kështu tregon hulumtimi i fundit, i përgatitur në kuadër të “Programit për përkrahje parlamentare”, që e zbatojnë Instituti demokratik kombëtar (NDI), Institui për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS), Qendra për menaxhim me ndryshime (QMN), me përkrahje financiare nga Qeveria e Zvicrës.

Besim më të madh mes qytetarëve kanë bashkësitë fetare, (5,1), ushtria, (5,1) dhe policia (4,3), tregon hulumtimi i fundit, i përgatitur në kuadër të “Programit për përkrahje parlamentare”, që e zbatojnë Instituti demokratik kombëtar (NDI), Institui për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS), Qendra për menaxhim me ndryshime (QMN), me përkrahje financiare nga Qeveria e Zvicrës.

Raporti i shkurtit nga hulumtimi i sivjemë për perceptimin publik për punën e Kuvendit, cilësinë e jetesës, çështjet politike dhe besimin në institucionet në Maqedoninë e Veriut, përmban informata që bazohen në qëndrimet e qytetarëve, ku ata e dhanë vleërsimin e një sërë pyetjeve në shkallën prej një deri 10.

Lidhur me institucionet më të rëndësishme në sistemin politik, presidenti i shtetit ka besimin më të madh – 3,6, ndërsa vlerësim më të ulët ka gjyqësia me 2,7. Kuvendi (3,4) dhe Qeveria (3,3) janë vlerësuar pothuaj njëjtë. Qytetarët kanë besim më të vogël edhe në prokurorinë publike (2,7) dhe në partitë politike (3:0). Në përgjithësi, mund të vërehet besim i ulët tek të gjithë faktorët shoqërorë dhe institucionet shtetërore.

Hulumtimi tregon se më shumë se dy të tretat vlerësojnë se jeta në shtet po lëviz në drejitm të gabuar (69%)
Pak më shumë se gjysma nga të anketuarit (52%) pajtohen se ndryshimi i modelit zgjedhor mund të kontribuojë drejt zvogëlimit të varshmërisë së deputetëve nga liderët partiakë.

Anketa në terren u zbatua në periudhën 22 shkurt – 9 mars të vitit 2023 tek 1.002 të anketuar mbi 18-vjeçarë në tërë territorin e shtetit, përmes metodës fytyrë në fytyrë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago