Kryeparlamentari Talat Xhaferi, kryeson delegacionin shtetëror në Vatikan shoqëruar nga deputetët Sonja Mirakovska, Dafina Stojanoska, Arbër Ademi, Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit Cvetanka Ivanova, drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare Darian Sotirovski, drejtoresha e Institutit të gjuhës maqedonase Elena Jovanovska Grujovska, Mitropoliti z. Pimen, Mitropoliti i Tetovës-Gostivarit z. Josif, At Mitko Gazinkovski nga Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryedioqeza e Ohrit dhe At Zoran Stojanov nga Kisha Katolike.
Xhaferi sot do të ketë një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Republikës së Italisë, Lorenzo Fontana, ndërsa pasdite do të ndjekë koncertin e studentëve të vitit të tretë në MBUC, Goce Zlatev dhe Magdalena Drmaç.
Sipas agjendës, nesër delegacioni shtetëror-kishës do të marrë pjesë në një audiencë me Papa Françeskun në Vatikan, pas së cilës Xhaferi do të ketë një takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin.
Delegacioni maqedonas do të marrë pjesë në lutjen në bazilikën “San Clemente” në Romë, ku do të vendosë kurorë me lule në varrin e Shën Kirilit, e më pas do të shikojë ekspozitën e artistit nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ameti, e cila është e vendosur në ambasadën e Selisë së Shenjtë.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pasdite do të vendosë lule para memorialit – pllakës në gjuhën maqedonase për nder të Shën Kirilit në bazilikën “Santa Maria Maggiore”.
Të enjten, më 25 maj, Kryetari i Kuvendit e përfundon vizitën e tij në Romë dhe Vatikan me një takim me përfaqësues të Qendrës për Ndërtimin e Faltores së Nënë Terezës.
Nderimet në varrin e Shën Kirilit në Bazilikën “San Clemente” në Romë u organizuan për herë të parë në vitin 1969 për 1100 vjetorin e vdekjes së Shën Kirilit dhe që atëherë çdo vit më 24 maj përkujtohet me nderimet më të larta nga një delegacion kishtar-shtetëror.
Tradicionalisht, 24 maji ishte një ditë vetëm për institucionet arsimore dhe edukatorët, ndërsa që nga viti 2007 është ditë pushimi në vendin tonë dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët.