Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Kosova ka potencial për turizëm, ja çfarë i mungon
    RAJON

    Kosova ka potencial për turizëm, ja çfarë i mungon

    23/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për turizëm. Kështu konsideron Shoqata e Turizmit si dhe ajo e Unionit të Turizmit në Kosovë. Sipas tyre, në zonat malore, turizmi do të ishte edhe më shumë i zhvilluar nëse do të kishte infrastrukturë më të mirë, energji elektrike, e përveç këtyre, do të duhej të kishte edhe paketë turistike që do t’i tërhiqte vizitorët..

    Ani pse Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim të turizmit malor, Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe pronar i një agjencie turistike në vend, tha se në këtë drejtim, duhet punuar më shumë, sidomos për infrastrukturë e për oferta turistike. Ai përmendi disa probleme që e përcjellin turizmin në Kosovë.

    Kosovës i mungon oferta turistike, hotelet janë jashtëzakonisht të shtrenjta. Pra krahasim me vendet e rajonit është më e shtrenjta për akomodim e në të njëjtën kohë e kemi problem shumë të madh sidomos në zonat malore infrastrukturën e dobët. Pa energji elektrike, pa infrastrukturë ligjore dhe zona të caktuar turistike është problem për të tërhequr turistë, shto këtu mungesën e ofertës turistike që ne nuk e kemi ende”, tha ai.

    Kurtishaj tha se turistëve që dëshirojnë ta vizitojnë Kosovën u sugjerojnë të shkojnë në zonat në Pejë, Grykë të Rugovës, Bogë, pastaj në malet e Sharrit, duke përfshirë Brodin, Prevallën e të tjera. Ai tha se në Prizren të gjithë turistët ndahen të kënaqur. Gjithashtu Kurtishaj shtoi se turistëve iu preferojnë të vizitojnë edhe vendet me histori.

    “Kosova është dëshmuar botërisht që ka një tolerancë fetare, pra kemi trashëgiminë fetare edhe kemi trashëgiminë kulturore në qytetin e bukur të Prizrenit, ku të gjithë turistët vendorë e të huaj ndahen jashtëzakonisht të kënaqur. Gjithashtu ne, si agjenci turistike, preferojmë shumë të vizitohet edhe vendi i shenjtë pra Kullat e Jasharajve në Prekaz, gjithashtu Gllogjanin më një histori dhe vendet e tjera që kemi me kala të ndryshme qoftë Artana, Kalaja e Prizrenit që ka pamje jashtëzakonisht të bukur”, tha Kurtishaj.

    E kryetari Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, konsideron se Kosova për sa i përket pjesës së turizmit ofron jashtëzakonisht shumë. Ai tha se vitin e kaluar ka pasur rritje të numrit te vizitorëve në Kosovë për 25%, duke shtuar se këtë vit pret që kjo përqindje të rritet.

    “Kryesisht në Kosovë, sidomos në statistikat e vitit të fundit kemi pasur një rritje jashtëzakonisht të madhe të turistëve që e kanë vizituar Prishtinën, gjithmonë duke pasur parasysh edhe shtimin e aktiviteteve dhe festivaleve të cilat i ka organizuar Komuna e Prishtinës, pra të gjitha këto aktivitetet janë një element që tërheqin vizitorë. Pastaj kemi edhe pjesën e Prizrenit, ku ka një interesim të madh për turizmin kulturor një interesim për vizita te monumente të ndryshme të trashëgimisë kulturore”, tha ai.

    Hoti tha se vizitorët shkojnë më shumë në Rugovë, Radavc te shpella ”Bukuroshja e Fjetur”, te Ujëvara e Drinit dhe shumë vende të tjera atraktive. Ndërsa në sezon të dimrit, përmendi qendrat e skijimit të cilat kanë shumë vizitorë.

    Sipas një ankete të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku morën pjesë 146 hotele, për periudhën mars 2023, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në Kosovë ishte rreth 52 mbi mije, e prej tyre 30.76% ishin vendorë dhe 69.24% të jashtëm. Numrin më të madh të vizitorëve e kishte Prishtina me 18 mije 567 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e kishte Rajoni i Pejës me 65 mije 253 net-qëndrime.

    Sipas ASK-së, për sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj.

    Previous ArticleNdryshimet klimatike do ta bëjë më të vështirë gjumin: Cilat rajone do të preken më shumë?!
    Next Article Ish-presidenti i Sllovenisë: Kosova duhet të “dorëzojë” Asociacionin, Serbia të zgjedhë mes Rusisë apo Perëndimit

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.