Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»RAJON»Konjufca: Padia për gjenocid kundër Serbisë në Kosovë është afër
    RAJON

    Konjufca: Padia për gjenocid kundër Serbisë në Kosovë është afër

    23/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kosova është afër përfundimit të padisë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë për periudhën e luftës së fundit.Konjufca ka thënë se për këtë çështje janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesionalë që kanë njohuri në këtë fushë për ndërtimin e një padie profesionale.“Prej ditës kur është bërë ndryshimi i madh dhe ka ardhë një qeverisje e re, është punuar pandërprerë, çdo ditë, edhe sot dhe mund të konstatoj që kjo është shumë afër. Nuk mund të jap muaj apo kohë të caktuar veçse e di që është bërë një punë e madhe deri tash, janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesionalë, që kanë njohuri në këtë fushë për ndërtimin e një padie profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës dhe mendoj që është bërë një punë e mirë deri tash, është afër por për të gjitha hollësitë ia shtroni pyetjen Qeverisë“- ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë.Për padinë ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë ka folur edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.Tahiri ka thënë se nuk kanë njohuri për punën që është kryer në drejtim të kësaj çështjeje.
    “Sikur shumë procese tjera jotransparente as për këtë nuk e dimë asgjë sepse nuk kemi qenë të involvuar dhe nuk e dimë as kjo shumë afër çka nënkupton, ku janë afër, çka është përgatitur, kush janë ato ekipe që kanë punuar dhe thjesht nëse janë shumë afër mund të them se është një lajm i mirë“ – tha ai.Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë përkujtimit të 24-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës, tha se qëllimi i Serbisë ishte jo vetëm eliminimi politik i të burgosurve shqiptarë, por edhe zhdukja e tyre fizike.Kryeministri Kurti shtoi se Republika e Kosovës nuk harron dhe nuk fal asnjë krim të luftës.Kurti gjatë prezantimit të plan-programit qeverisës, pati njoftuar edhe për fillimin e punës në padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë për periudhën e luftës së fundit, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.Padia për gjenocid ndaj Serbisë ishte përmendur si iniciativë nga ish-presidenti Hashim Thaçi.Mirëpo, edhe pse ishte paralajmëruar vazhdimisht, një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.

    Previous ArticleMPB-ja njofton: 196 gjoba në Shkup, 36 për tejkalim të shpejtësisë
    Next Article Mediet gjermane: Rusët me plan të çmendur, i ngritën monument kriminelit Sllobodan Millosheviq në Moskë

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.