Categories: MAQEDONI

Hoxhaj: Korridori 8 është interes jetik kombëtar, rajonal dhe gjeopolitik, e përgëzoj z.Grubi për vullnetin për ta çuar atë deri në fund

-“Puna të cilën e bënë zoti Artan Grubi, si zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut dhe përgjegjës për një projekt të tillë, mendoj se është një punë që shihet edhe në Prishtinë edhe kudo, me simpati dhe admirim të madh, thotë ish ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj në një intervistë ekskluzive për portalin indeks.mk

“Puna të cilën e bënë zoti Artan Grubi, si zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut dhe përgjegjës për një projekt të tillë, mendoj se është një punë që shihet edhe në Prishtinë edhe kudo, me simpati dhe admirim të madh meqë është njëri prej projekteve më të mëdha i cili do të përmbyllet në këtë pjesë të Evropës, dhe i cili do tu shërben sa interesave politike të vetë shqiptarëve, sa interesave shtetërore të shteteve të rajonit, por edhe vet interesave gjeopolitike të Evropës dhe Perëndimit”.

Kështu është shprehur Nënkryetari i Kuvendit dhe ish-shefi i diplomacisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një bisedë ekskluzive për portalin Indeks.mk, ku ka folur për rëndësinë rajonale dhe gjeopolitike të Korridorit 8, duke e vlerësuar lartë punën e zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grupi si “frontmen” i këtij projekti.
“Unë e kam ndjekë idenë e këtij projekti për gjatë kohës sa kam qenë ministër i jashtëm I Republikës së Kosovës, vazhdoj t’i përcjell temat e politikave të jashtme dhe kam pas parë këto ditët e fundit punën marramendëse që po bënë z. Artan Grubi dhe dua ta përgëzoj për angazhimin dhe vullnetin e tij politik dhe mbi të gjitha qasjen e tij shumë profesionale për t’i shkuar deri në fund një projekti të tillë siç është Korridori i 8”, deklaroi Hoxhaj.

Sipas tij, Korridori 8 është njëri prej korridoreve më të rëndësishëm trans-evropian. Ai potencon se projekti ka një rëndësi të madhe gjeopolitike meqë e lidhë Perëndimin me shtetet e Azisë Qendrore, të Detit të Zi dhe Liqenit Kaspik.

“Ka një rëndësi të madhe ekonomike meqë do të përshpejtojë lëvizjen e lirë të njerëzve, shkëmbimin e mallrave por edhe të burimeve të energjisë, si dhe të vet naftës. Po ashtu, ka një rëndësi të madhe rajonale dhe mbarëshqiptare meqë e lidhë Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, me Republikën e Shqipërisë, por edhe me Bullgarinë”, theksoi Enver Hoxhaj – nënkryetari i Kuvendit dhe ish-shefi i diplomacisë së Republikës së Kosovës.(Indeks.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago