Categories: MAQEDONI

Spiroski: Marrëveshja me kompaninë “Bechtel & Enka” është e drejtë

Darko Spiroski – kreu i kompanisë mbikqyrëse për ndërtimin e projektit Korridori 8 dhe 10d, “IRD Engineering” në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se marrëveshja me kompaninë “Bechtel dhe Enka” është e drejtë, teksa ka sqaruar dhe aludimet mbi shumën totale të projektit, i cili pritet të kap shifrën e 1.3 miliadrë eurove.

“Çmimi 1.3 miliardë euro që është në kontratë është bërë në nivelin e dokumentacionit të projektit që është në vetë kontratën. Pra, në vetë kontratën ka një masë paraprake, e cila përgatitet në nivel projekti paraprak. Në bazë të atij vlerësimi, kur shumat e parashikuara shumëzohen me çmimet për njësi që janë dhënë në kontratë, shuma nuk është 1.3 miliardë euro, por përllogaritja që është pjesë e kontratës është 1.29 miliardë euro. Sa do të jetë do të shohim kur të realizohet projekti. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të jetë gjithmonë më shumë. Mund të jetë më pak. Pra, sasitë aktuale do të shihen kur të përfundojë projekti i rrugës. Kjo është arsyeja pse unë them se marrëveshja është e drejtë. Sa do të jetë, në fund do të jetë e drejtë, nuk do të jetë për diçka që nuk do të bëhet. Pra, gjithçka do të jetë e dukshme, e matshme”, deklaroi Spiroski.

Ai më tej në intervistën për gazetën “Nezavisen” sqaron dhe ligjin e veçantë për kohëzgjatjen e orarit të punës si dhe ligjet tjera infrastrukturore, për të cilat po diskutohet tashmë disa javë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Puna e ligjeve. I njëjti parim vlen edhe për vendet e tjera ku operon Bechtel & Enka. Pra, miratohet një ligj i veçantë i cili parashikon të gjitha kushtet në të cilat duhet të zbatohet kontrata, edhe për orarin e punës. Ju mund ta kontrolloni atë në vendet e tjera ku ata kanë punuar. Pra, e gjithë kjo rregullohet me ligj të veçantë. Kështu, ne nuk bëjmë përjashtim nga ai parim që ata filluan në vitet nëntëdhjetë. Një nga negociatorët tanë që ishte në ekipin negociator, në vitet nëntëdhjetë negocioi me “Bechtel” projektin që kishin në Kroaci. Negociatori tjetër punon me “Bechtel” në Serbi. Dua të them – ai është parimi. Një ligj i veçantë përcakton kushtet për të mundësuar këtë lloj ndërtimi të shpejtë. Dhe në atë ligj të veçantë, të gjitha gjërat që përmendët janë të parashikuara”, përfundoi Spiroski.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago