Categories: MAQEDONI

Korridoret 8 dhe 10 D/ Spiroski: Kontrata ka klauzolë konfidencialiteti!

“Kontrata me Bechtel-in dhe Enka-n megjithatë ka disa modifikime, por ka edhe një klauzolë konfidencialiteti pra pika 1-12, ku thuhet se asnjë e dhënë nuk mund të publikohet pa pëlqimin e kontraktorit”. Këtë e ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Nezavisen”, Darko Spiroski – kreu i “IRD Engineering” në Maqedoninë e Veriut, kompania që do të mbikëqyrë ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10d.

“Kontrata me Bechtel-in dhe Enka-n megjithatë ka disa modifikime, por ka edhe një klauzolë konfidencialiteti, pra pika 1-12, ku thuhet se asnjë e dhënë nuk mund të publikohet pa pëlqimin e kontraktorit. Kështu që unë nuk mund të flas për detajet e kontratës, por në përgjithësi në konferenca për shtyp dhe ministri i Transportit dhe drejtori i ndërmarrjes publike kanë thënë – ky është FIDIC i kuq i modifikuar. Do të thotë ekzekutimi, pra kur punon kontraktori do të maten sasitë. Puna jonë (IRD) është të matim gjatësinë e rrugëve si dhe të kontrollojmë cilësinë e punimeve të kryera”, ka deklaruar mes tjerash në intervistë Spiroski, përcjell Indeks.mk

Ai thekson se për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D ka një studim fizibiliteti, dhe se e njëjta është përgatitur nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

“Në bazë të atij studimi fizibiliteti, i cili është rishikuar edhe nga “Grant Thorton” (tani flas në emër të investitorit), është marrë vendimi për të vazhduar më tej me niveli i dimensionimit të infrastrukturës, pra ndërtimi i autostradës. Pra, studimi është baza për marrjen e një vendimi për investim. Sa i përket kontratës që është lidhur, ekzistojnë dy lloje të kontratave – njëra është FIDIC e kuqe dhe tjetra FIDIC e verdhë”, thekson Spiroski. (Indeks.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago