Categories: MAQEDONI

VMRO-ja e pafuqishme, Kuvendi vazhdon me diskutimin dhe procedimin e ligjeve për Korridorin 8-10D

Komisioni për Çështje Evropiane procedoi tutje edhe me propozim ligjin për Ndërtim, i cili në këtë komision u dorëzua për ndryshim me pakon e ligjeve për lehtësim dhe përshpejtim të ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D, raporton indeks.mk.

Ky është ligji i tretë që kalon filtrat e Komisionit në fjalë nga pesë që më tërësi janë dorëzuar me flamur Evropian nga ana e Qeverisë.

Nga Komisioni, ligjet e ndryshuara, plotësuara kalojnë në seancë plenare ku edhe diskutohet e më pastaj pritet edhe të votohen.

Kësisoj, të tre ligjet që tashmë kaluan KÇE-në, 1. Ligji për Marrëdhënie Pune, 2. Ligji për Planifikim Urbanistik, 3. Ligji për Ndërtim, janë para deputetëve dhe debati ka përfunduar vetëm për ligjin e parë, kurse diskutimi sot ka vazhduar për ligjin e dytë, e më pastaj edhe për ligjin që në seancën e rradhës pritet të shtohet në rendin e ditës.

Ndryshe, nesër në Komisionin për Çështje Evropiane do të fillojë debati për propozim-ndryshimin e ligjit për shpronësim.

E për rëndësinë e Korridoreve 8-10D, foli edhe ambasadorja Amerikane në vendin tonë, e me konstatimin e sajë, pajtohen edhe deputetët e shumicës parlamentare./indeks.mk/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago