Categories: MAQEDONI

Kovaçevski në takim me Sarazzin: Gjermania mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot u takua me përfaqësuesin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin, i cili po qëndron për vizitë pune në vend. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler.

Në takim siç njoftojnë nga qeveria, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë, si dhe proceset dhe sfidat eurointegruese.

“Kryeministri Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë për arritjen e qëllimit strategjik për anëtarësim të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Përfaqësuesi special i Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin, theksoi mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të vendit tonë, si dhe për hapat e mëtejshëm. Në këtë drejtim, në takim u diskutua për procesin e ardhshëm të sjelljes së ndryshimeve kushtetuese”.

“Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut është në rrugën që të çon në përparim dhe prosperitet, e kjo është anëtarësimi në BE, prandaj është e nevojshme një mbështetje e gjerë për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se shpreson se të gjitha partitë politike do të bashkohen dhe do të punojnë së bashku në proceset reformuese për të mundësuar anëtarësimin më të shpejtë në BE”, thuhet në njoftimin e qeverisë për takimin në mes Kovaçevskit dhe Sarazzin./Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago