Narkodilleri dhe personi që ka kaluar gjysmën e jetës së tij në burgje, Kristijan Golluboviq ka thënë se nga “fansat e tij” i sjell 30 mijë vota për Aleksandar Vuçiqin, përkatësisht për Partinë Progresiste Serbe (SNS), që drejtohet nga presidenti serb.
Ai në një televizion serb ka theksuar se fansat e tij janë të moshës 18 deri 25 vjeç.
“Në skenën politike të Serbisë, besoj se SNS-ja është gjëja e duhur për të gjithë. Asgjë nuk ka ndryshuar. Tani po e them publikisht, tashmë po mbledh rreth 20-30 mijë vota fansa të mi që janë nga mosha 18 deri në 25 vjeç”, është shprehur Golluboviq në një emision.
Sipas medieve serbe, duket se regjimi i Vuçiqit është në telashe pasi një kriminel i dënuar dhe një shpërndarës droge po i siguron vota, duke u promovuar në televizion.
Aty thuhet se ky kriminel në një vend normal nuk do të kishte as një sekondë hapësirë në medie, mirëpo në Serbi ky është një “ushtar” i partisë që agjiton për pushtet dhe se është “model për të rinjtë”.
Siç duket këta janë shtylla e mbijetesës së kësaj qeverie, prandaj janë aty ku janë. /Telegrafi
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…