Categories: MAQEDONI

Heqja e vizëz dalëse nga Qeveria, BFI deklarohet për ndryshimet gjatë shkuarjes në haxh

Bashkësia Fetare Islame është deklaruar në lidhje me vendimin e djeshwm të Qeverisë, me të cilin hiqen vizat dalëse për në haxh.
Nga BFI bëjnë të ditur se vendimi ka ardhur pasi kreu i këtij institucioni, Shaqir Fetai “në mars të këtij viti në kërkesën drejtuar krerëve të Qeverisë kërkoi të anulohet vendimi me numër 23-1375/1, i datës 3 qershor 1993 i cili obligonte hanxhinjtë në dalje nga vendi të paguajnë vizë dalëse, qëndron në njoftimin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut”.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj e ka shqyrtuar dhe pozitivisht i është përgjigjur kërkesës së kreut të BFI-së, duke miratuar vendim, sipas të cilit hiqen vizat dalëse për të gjithë ata që do kryejnë Haxhin për vitin 2023. Reisul ulema haxhi hafiz Shaqir ef. Fetai, ne emër të institucionit më të lartë fetarë dhe në emër të gjithë hanxhinjve shpreh falënderime dhe mirënjohje për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrat për angazhimin e tyre në drejtim të kryerjes sa më të lehtë të obligimit të haxhit”, qëndron mes tjerash në njoftim.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago