Kur themi janë të shumtë personat që kanë reaguar pas deklaratës anti-shqiptare të Zhaklin Lekatarit se është e sigurt në Serbi se nuk ka shqipe, nuk e themi më kot.
Së fundmi një koment e ka edhe këngëtarja Vesa Luma e cila ka ripostuar në Instagram foton e Zhaklinës nga Serbia, duke shkruar me ironi:
“Aty rri Zhaku dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë.”Prisni se nuk mbaron me kaq statusi i artistes. Vesa ka publikuar edhe një foto me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta ku shihen të përqafuar.
Mbi foto ajo ka shkruar:
“Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr janë shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga “skenarët” e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Çohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”.