Categories: MAQEDONI

Maqedoni, mundësohet lëshimi i certifikatës së shtetësisë në formë elektronike

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, bashkë me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot e promovuan shërbimin lidhur me lëshimin e Certifikatës së Shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç u theksua, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të marrin Certifikatën e Shtetësisë në formë elektronike në adresën e e-mailit dhe në telefonin celular.

“E ardhmja e shërbimeve publike është digjitalizimi i “e-Shërbimeve” për qytetarët. Në këtë mënyrë reduktohet korrupsioni dhe pritja në radhë të gjata para sporteleve gjatë lëshimit të dokumenteve. Sot kemi 150 shërbime të Portalin Kombëtar të Shërbimeve Elektronike: www.uslugi.gov.mk , ku qytetarëve u mundësohet të aplikojnë ‘online’ dhe pa vonesa”, theksoi ministri Aliu.

Ministri Spasovski, theksoi dhe se Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me transformimin digjital të proceseve dhe të shërbimeve në periudhën në vijim, me qëllim që qytetarëve t’u sigurohen shërbime të shpejta nëpërmjet reduktimit të faktorit njeri./Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago