Categories: MAQEDONI

Boçvarski: Me ndërtimin e Korridorit 8 bëhemi rrugë e pashmangshme transporti në rajon

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, i cili ndodhet në një vizitë pune në Mal të Zi, si dhe po merr pjesë në konferencën ministrore kushtuar lidhjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit dhe CEFTA, mes tjerash ka folur edhe për rëndësinë e lidhjes rajonale, me theks të veçantë në Korridorin 8 rrugor dhe hekurudhor dhe projektet që janë duke u realizuar në të, raporton Indeks.mk

“Sot nënshkrova Marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për përfshirjen e këtij Korridori shumë domethënës në aksin lindje-perëndim në hartën e korridoreve kryesore evropiane. Prandaj, është detyrimi ynë që të vazhdojmë me ndërtimin e Korridorit 8 rrugor dhe hekurudhor, për ta sjellë atë në nivelin e një lidhjeje rrugore moderne, cilësore dhe të sigurt, me të cilën do të tregojmë në veprim se këto politika nuk janë vetëm politika në letër, por politika që ne i realizojmë në terren. Për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ky është një vendim strategjik i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, me të cilin tashmë jemi të pozicionuar në mënyrë qendrore si udhëkryq në rajonin e dy korridoreve kryesore evropiane, në korridoret 8 dhe 10”, tha ministri Boçvarski, përcjell Indeks.mk

Sipas tij, zhvillimi i Korridorit 8 përgjatë aksit lindje-perëndim është një instrument i domosdoshëm ekonomiko-politik që do të ndihmojë rajonin në përmirësimin e lidhjes dhe stabilitetit rajonal.(Indeks.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago